Trajnerja shkodrane Medina Mustata “rritet” në detyrë. Ditët e fundit ajo është emëruar nga Federata Shqiptare e Basketbollit në pozicionin e trajneres së kombëtares U20 të femrave. Padyshim që kjo është një detyrë shumë e rëndësishme, por stafi i Federatës ka qenv shumë i bindur në aftësitë e saj dhe si rrrjedhojë ia ka besuar atë.
Mustafa prej dy sezonesh drejton ekipin e të rriturave të Vllaznisë, por ndërkohë prej disa vitesh ka qenë edhe pjesë e stafeve të ekipeve kombëtare. Po ashtu, ajo për 5 vite me rradhë (2019-2024) ka qenë trajnere e ekipit Vllaznia U18.
Me ekipet kombëtare, Medina ka qenë zëvendëstrajnere e kombëtares U18 për vajza në vitet 2021, 2022 dhe 2023. Në vitin 2022 njëkohësisht ka bërë edhe detyrën e zëvendëstrajneres së kombëtares U20 të vajzave, ndërsa në vitin 2024 ka qenë shefe delegacioni për kombëtaren U16.
Shkodrania e njohur vjen pas një karriere të suksesshme si basketbolliste me ekipin e Vllaznisë për të cilin ka luajtur në vitet 2010-2024, pra për 14 vite me rradhë. Njëkohësisht ka qenë Përfaqësuese në FIBA European Women’s Basketball Summit (2025). Është e diplomuar në Edukim Fizik dhe Sporte, me formim të avancuar dhe certifikime profesionale në trajning dhe edukim sportiv.
Gazeta “Shkodra Sport” i uron Medina Mustafës suksese në detyrën e saj si trajnere e kombëtares U20 të vajzave!


