Gazetari i sportit, Pano Xhixho, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, zbuloi në emisionin “Skaner” në MCN TV, datat për fillimin e kampionatit.

Xhixho u shpreh se në mbledhje u miratuan datat, ku Superiore do të nisë më 20 gusht, ndërsa risia do të jetë Superkupa e Shqipërisë, mes Tiranës dhe Vllaznisë, që do të luhet më 7 dhjetor.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, që sapo përfundoi, u morën edhe vendimet për kampionatet në Shqipëri.

Zyrtarisht, Superiorja nis më 20 gusht, ndërsa risia është Superkupa, që u propozua që të luhet më 7 dhjetor dhe kjo u miratua. Superkupa kur është bërë në verë, ndjekshmëria nuk ka qenë shumë e madhe, sepse njerëzit kanë qenë me pushime. Kështu vendosëm të zhvillohet më 7 dhjetor, që të kemi diçka ndryshe.

Superiorja nis më 20 gusht dhe përfundon më 24 maj. Kategoria e Parë fillon në shtator dhe mbaron në maj. Finalja e Kupës do të jetë më 28 maj të 2023.

Një tjetër vendim shumë i rëndësishëm, është edhe miratimi për Sulejman Starovën, si drejtor i ri, për akademinë e edukimit në FSHF. Drejtor i trajnerëve.