Monday, February 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZYRTARE/ Sulmuesi shkodran Brajan Gruda prezantohet tek skuadra gjermane

ZYRTARE/ Sulmuesi shkodran Brajan Gruda prezantohet tek skuadra gjermane

Lëvizje e papritur për Brajan Grudën. Sulmuesi shkodran, ka vendosur që të largohet nga Brajton, të paktën deri në fundin e sezonit, për të luajtur në Bundesligë.

Futbollisti është prezantuar sot si përforcimi ri i Lajpcigut, që e ka huazuar deri në fund të sezonit nga klubi anglez, për t’i besuar një rol portagonisti. Kjo shihet qartë edhe nag fakti se sulmuesit të talentuar i cili ndiqet me shumë interes nga Kombëtarja shqiptare, i është besuar fanella me numrin 10.

Prezantimi i tij u bë gjatë mëngjesit të sotëm dhe ashtu siç pritej, ishte me një Red Bull në dorë, që është sponsori i klubit gjerman.

Gruda në këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje në kampionat me fanellën e Brajton, duke shënuar një gol e dhënë një asist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments