Tirana vijon me largimet, teksa së fundmi nga klubi bardheblu është larguar mefushori Isak Giamfi.
Kryeqytetasit dhe 21-vjeçari kanë ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale teksa aventura e tij në Tiranë ka zgjatur për një vit e gjysmë.
Lajmin e “divorcit” mes Tiranës dhe Giamfit e ka bërë vetë publike klubi bardheblu me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TIRANËS –
“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Isaac Gyamfi. Mesfushori i cili iu bashkua ekipit në Gusht të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit.