Eden Hazard është zyrtarisht një futbollist i Real Madrid. Pas shumë kohë diskutimesh e sigurisht mesazhesh nga njëra ane dhe tjetra, u bë realitet dëshira e Zinedin Zidan për të pasur në radhët e skuadrës së tij mesfushorin belg, i cili do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në Madrid dhe do të kthehet padyshim në liderin e ri të lojës ofensive te Reali.

“Hazard do të kujtohet si një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë tonë. Ai ka ndihmuar ekipin të fitojë Premier Ligën në dy raste, dy herë Ligën e Europës, Kupën FA dhe Kupën e Ligës. Ai është zgjedhur lojtari më i mirë i Çelsit në 4 raste.

Një yll i shndritshëm në të gjithë këto suksese të skuadrës.”, shkruhej në njoftimin e Çelsit që shoqëronte lajmin për transferimin e tij.

Ndërkohë,  në Madrid kanë bërë të ditur se futbollisti do të prezantohej zyrtarisht më 13 qershor, pasi të kishte mbyllur pjesëmarrjen me përfaqësuesen e tij në eliminatoret e Euro 2020. /vipsport/