Ndodhi ajo qe çfare sportdashesit por edhe drejtuesit e Vllaznise nuk deshironin: Ndeshja e turit te pare te “UEFA Conference League” ne mes skuadres shkodrane dhe asaj letoneze te Daugavpils nuk do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Mosmarreveshjet e drejtuesve te KF Vllaznia me Bashkine Shkoder, kane bere qe ndeshja te spostohet ne nje tjeter stadium. Ne fillim u tha se mund te luhej ne Durres, por se fundi konfirmohet se per shkak edhe te cilesise me te mire te fushes, kane zgjedhur “Elbasan Arenen”.

Ka qene vete klubi shkodran qe permes faqes se tij zyrtare pak minuta me pare ka bere te ditur se ndeshja ndaj ekipit letonez e vlefshme per turin e pare te ketij kompeticioni europian do te luhet ne kete stadium me date 10 korrik ne ora 20:00.

Marreveshja me drejtuesit e stadiumit ne fjale eshte arritur dhe ne kete menyre tashme gjithçka eshte e kryer dhe do te njoftohet edhe UEFA per ndryshimin e vendit se ku do te luhej kjo ndeshje.

Ne kete menyre, mosmarreveshjet me Bashkine Shkoder nuk sollen asnje zgjidhje te problemit, por perkundrazi agravim te tij dhe ata qe e pesojne jane tifozet shkodrane dhe po ashtu edhe skuadra e Vllaznise.