Dite zyrtarizimesh te Vllaznia. Pas mbrojtesit te qendres, maqedonasit Konstantin Cheshmedjiev, drejtuesit e klubit shkodran sot kane bere realitet nje tjeter afrim nga merkatoja. Behet fjale per mbrojtesin e krahut te djathte Redon Dragoshi.

Emri i tij kishte dite qe perflitej ne Shkoder dhe sot eshte bere realitet takimi perfundimtar me drejtuesit dhe hedhja me pas e firmes ne kontrate. Gje qe eshte zyrtarizuar edhe nga e klubit.

“Vllaznia zyrtarizon edhe afrimin e Redon Dragoshit në rradhët e saj. Mbrojtësi 23 vjeçar është përforcimi i rradhës për skuadrën tonë. Dragoshi vjen nga skuadra e Kukësit dhe për tre vitet e ardhshme do të jetë kuqeblu.
Mirë se erdhe Redon!”- shkruhet ne postimin e klubit shkodran.

Dragoshi ne tre sezonet e fundit ka qene pjese e ekipit te Kukesit, luan ne rolin e mbrojtesit te djathte dhe ne kete menyre sebashku me Smajlin do te kete per detyre “te blindojne” kete krah.

Mosha e tij e re dhe faki qe ka firmosur edhe ai per tre vitet e ardhshme, konfirmon me se miri politiken qe po ndjekin drejtuesit e Vllaznise per te ndertuar nje ekip qe t’i rezistoje kohes./SHKODRA-SPORT.COM/