Vllaznia godet serish ne merkato. Pasi ka firmosur me pare me Ildi Gruda, Eslit Sala dhe Darko Dodev, sot ka ardhur edhe firma e katert ne kontrate. Behet fjale per nje tjeter futbollist maqedonas.

Ai eshte 27 vjeçari Konstandin Cheshmedjiev i cili luan ne rolin e qendermbrojtesit. Diten e sotme ai ka mberritur ne Shkoder dhe ka firmosur kontraten me drejtuesit kuqeblu.

Me pas, ka qene vete klubi qe e ka prezantuar permes nje videoje te publikuar ne faqen zyrtare te tij. Njekohesisht ka bere te ditur se mbrojtesi ne fjale ka firmosur per dy vitet e ardhshme me kuqeblute.

Chesmedjiev ka qenë pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia që ishte pjesë e Superligës së Bullgarisë. Karriera e tij është e pasur, pasi është aktivizuar me Shkupin, Shkëndijën e Tetovës, Akademija Pandev, Makedonia GJP dhe Pelister në kampionatin maqedonas. Gjithashtu ka luajtur edhe në Bosnjë me skuadrën e Velez.

Pas Cheshmedjiev tashme priten te tjera perforcime. Drejtuesit kuqeblu bejne te ditur se se paku do te jene edhe 3-4 lojtare te tjere qe do te firmosin me Vllaznine ne ditet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/