E kishim paralajmeruar qe prej disa ditesh, nderkohe qe mbreme ishte vete mbrojtesi Adili qe “u pershendet” me te. Matko Djarmati nuk eshte me ne postin e drejtorit sportiv te Klubit te Futbollit Vllaznia.

Tashme kjo eshte edhe zyrtare. Ka qene vete klubi shkodran qe permes nje njoftimi te shkurter, ka bere te ditur se kontrata me Djarmatin ka perfunduar. Kuqeblute e kane falenderuar per kontributin dyvjeçar ne rradhet e tyre dhe i kane uruar suksese ne karriere.

Gjithçka eshte bere permes 2-3 rreshtash ku shkruhet:

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se kontrata me drejtorin sportiv, z. Matko Djarmati ka përfunduar. Në këto rrethana, duke e falenderuar për punën e mirë që ka bërë në këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Tashme mbetet per t’u pare se kush do ta zevendesoje Matko Djarmatin ne kete post. Per momentin nuk ka ende asnje emer konkret, pavaresisht se ditet e fundit jane lakuar emra te ndryshem, por i takon presidentit Xhaferi te vendose./SHKODRA-SPORT.COM.