Vllaznia zyrtarizon nje tjeter blerje. Behet fjale per sulmuesin brazilian Bruno Gomes De Oliveira Conceicao i cili ne dy sezonet e fundit ka luajtur ne Ligen e pare portugeze.
Drejtuesit kuqeblu kesisoj bejne realitet nje tjeter goditje ne merkato duke plotesuar edhe repartin e sulmit. Trajneri Memelli dhe drejtori Plori kane kohe qe thone se jane ne kerkim te nje lojtari tjeter qe do te jete alternative per repartin ofensiv dhe per Balajn e duket se me ne fund e gjeten.
Ja çfare shkruhet ne njoftimin e klubit Vllaznia per perforcimin e rradhes:
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti brazilian Bruno Gomes De Oliveira Conceição.
Ai është 27 vjeç dhe luan në repartin e sulmit. Gomes vjen tek skuadra jonë pas dy sezoneve të fundit që ka luajtur në Portugali me ekipin CD Nacional. Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Welcome Bruno!”