Vllaznia U19 ka marre paraditen e sotme trofeun e pare sezonal, ate e kampionit te Veriut. Nje trofe ky qe e kishte siguruar matematikisht qe prej javes se kaluar, megjithate kupa eshte dorezuar sot pikerisht nga perfaqesuesi i FSHF-se Sulejman Demollari.
Ne ndeshjen e fundit te fazes se trete te kampionatit, Vllaznia U19 ka fituar me rezultatin 3-1 ne kryeqytet ndaj Dinamos.
Goli i pare eshte shenuar nga sulmuesi Musaraj, nderkohe qe Alushi ka barazuar per Dinamon, megjithate vetem per pak minuta sepse Musaraj do te kalonte ne avantazh Vllaznine.
Ne pjesen e dyte nderkohe, pikerisht 3 minuta para fundit te ndeshjes, do te vinte edhe goli i trete dhe i fundit, me autor Zahin dhe kesisoj i gjithe takimi do te mbyllej me shifrat 3-1 ne favor te Vllaznia U19.
Pas perfundimit te ndeshjes, nderkohe eshte zhvilluar ceremonia e dorezimit te kupes teksa Sulejman Demollari ia ka dorezuar ate kapitenit te ekipit shkodran Arsen Elbasani.
Tashme Vllaznia U19 do te synoje te fitoje dy trofete e rradhes, titullin kampion te Shqiperise dhe po ashtu edhe Kupen e Republikes./SHKODRA-SPORT.COM/