Pas Da Silves dhe Panos, Vllaznia “ndahet” edhe me nje tjeter futbollist. Kete here behet fjale per mesfushorin boshnjak Zinedin Mustedanagic. Lojtari dhe klubi mesa duket nuk kane dashur te bisedojne per nje vazhdimesi te metejshme me fanellen kuqeblu dhe rruget e tyre jane ndare ketu.

Nje gje e tille kishte dite qe perflitej, por eshte zyrtarizuar vetem pasditen e sotme nga ana e klubit shkodran. Permes nje postimi ne faqen zyrtare, kuqeblute e kane falenderuar ate per kontributin e dhene per skuadren dhe i kane uruar suksese ne karriere.

Ja postimi i klubit Vllaznia:

KF Vllaznia bën të ditur për të gjithë opinionin sportiv se ka mbyllur bashkëpunim me futbollistin Zinedin Mustedanagic.
KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!
Thank you Zinedin!

Në Superiore, Mustedanagiç me shkodranët ka 910 minuta në këmbët e tij, teksa në 10 ndeshje e ka nisur si titullar, ndërsa në 15 të tjera është aktivizuar si zëvëndësues.

Pas tij, me siguri qe do te kete te tjera largime, por mbetet per t’u pare. Vllaznia eshte ne fazen e ndertimit te skuadres per sezonin e ri dhe ne baze te afrimeve, do te behen edhe largimet e lojtareve te panevojshem.
Maringlen ZHIVANI