Që nga largimi i Alex Ferguson, që i drejtoi “Djajtë e Kuq” për 26 vite, kohë në të cilën fitoi 38 trofe, familja amerikane “Glazer”, e cila kontrollon klubin, ka investuar 1.190 miliardë euro në merkato për 7 vite.

Po kështu, janë ndryshuar pesë trajnerë, me shpresën për të gjetur rrugën e duhur: nga David Moyes, i cili ishte sugjeruar nga Ferguson, te Ryan Giggs, deri te Louis Van Gaal, José Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer, i cili tani rrezikon shkarkimin.

Asnjëri prej tyre nuk e kanë kthyer dot titullin e Premier League në “Old Trafford”.

Pas suksesit në “FA Cup” me Louis Van Gaal, Mourinho është trajneri i vetëm që i ka sjellë gëzime familjes “Glazer”, duke fituar tre trofe: “Community Shield”, “League Cup” dhe “Europa League”.

Për të ardhur keq, në çfarë ujërash po noton një klub i madh, pavarësisht shpenzimeve marramendëse…