Partizani barazoi javën e fundit 0-0 me Kastriotin në Superligë. Skuadra e Mehmetit hasi në një kundërshtar të fortë, me Demat që harruan ndeshjen paraardhëse dhe fitoren 0-3 ndaj Egnatias. Tanimë në klubin e kuq janë duke bërë bilancet e vendimeve në merkato.
Nisur nga gjashtë muaj më parë, Demat kanë pësuar disa largime të rëndësishme. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë të vlerave të lojtarëve, Partizani është -1.7 milionë euro në totalin e skuadrës.
Largimet pas vetëm gjashtë muajve të Kaçes, Filipoivc, Mustës, Shehit apo Gligorov, kanë sjellë një zbritje të vlerës së ekipit në total.
Nëse ne fillimin e sezonit vlera e Filipovic ishte në treg 500 mijë euro, dështimi te Partizani ka sjellë edhe uljen e tij në treg. E njëjta gjë mund të thuhet për Kaçen dhe lojtarët e tjerë të larguar.
Nga fillimi i sezonit deri në merkaton e janarit, nga Partizani janë larguar futbollistë që në treg së bashku vlenin jo më pak se 1.7 milionë euro. Ç’është më e keqja, futbollistët kanë pësuar rënie në vlerën e kartonave të tyre./newsport/