Kane filluar sot te luhen ndeshjet eliminatore te grupit A per kampionatin Europian ne volejboll per femra U – 17. Ne kete grup marrin pjese Turqia, Hungaria, Shqiperia dhe Ukraina. Ndeshjet zhvillohen ne Bursa te Turqise ku nuk mungon Lezha.

“Lezha Press” ben te ditur se ekipi Shqiptar drejtohet nga trajnerja lezhjane Gentiana Nicaj dhe Gracian Shehu. Pjese e ekipit tone perfaqesues eshte edhe volejbollistja e Beselidhjes Elisa Gjeçi.

Ky eshte nje perfaqesim dinjitoz i Lezhes dhe urojme qe Shqiperia te kete sukses ne kete grup eleminator dhe kuptohet qe eshte njekohesisht edhe nje motiv me shume per volejbollistet e tjera te reja per te bere mire ne karrieren e tyre.

Klubi Beselidhja ne volejboll ka bere me dije se me heret nga ekipi i Beselidhjes eshte thirrur per grumbullim ne ekipin kombetar U-20 dhe nje tjeter sportiste e talentuar nga Beselidhja.

Ajo eshte Sabrina Mataj e cila eshte rritur ne ekipin lezhjane dhe tashme synon ngjitjen e saj ne karriere.