HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE10 arsyet e Vllaznisë për kualifikimin në turin tjetër te Conference League

10 arsyet e Vllaznisë për kualifikimin në turin tjetër te Conference League

Arsyet e Vllaznisë janë të pafundme për të triumfuar në këtë përballje. Vllaznia po përgatitet për sfiden e parë zyrtare të sezonit futbollistik.

Kundërshtari I saj është Universitatea Craiova, e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League. Sfida e parë do luhet në stadiumin ‘Loro Boriçi’ ora 21:00, ku pritet një interes shumë I madh nga sportdashësit shkodran.

Newsport.al ka radhitur 10-të arsyet pse Vllaznia do të kualifikohet:

1- Mitiku ‘Loro Boriçi’. Sezoni që lamë pas ka treguar që Vlllaznia në fortesën e saj është një ekip që nuk mposhtet kollaj, 18 ndeshje të luajtura 10 fitore dhe 5 barazime. Pa lënë pas sfidat në Europë ku arriti kualifikimin në turin e dytë.

2- Tifozeria shkodrane. Tashmë është fakt që tifozeria shkodrane luan rol kyç në ecurinë e ekipit, kur ekipi ka nevojë ata janë lojtari 12-të.

3- Merkato. Afrimet e reja me kualitetin e shfaqur duket që ekipi ka afruar në gjirin e saj lojtarë cilësorë, kjo është treguar më se miri me përshtatjen dhe harmoninw që gëzon ekipi, dhe në sfidat miqësore.

4- Stafi. Ardhja e trajnerit Mirel Josa shikohet me optimizëm në rradhët e kuqebluve. Eksperienca dhe përvoja e tij do të jenë faktor ndihmës në këtë sfidë.

5- Eksperienca. Ekipi Vllaznisë është një ekip me eksperiencë në Europë ku ka një koeficent 3.000 dhe renditet në vendin e 640 më mirë se dhe kampionët aktual.

6- Benefitet. Të arrdhurat që sigurohen nga kalimi I këtij turi do luanin një rol të rëndësishëm në zhvillim e ekipit dhe kjo do krijonte një situatë qetësie për ekipin dhe do rriste pritshmërinë.

7- Ekipi. Vllaznia ka ruajtur boshtin e saj nga sezoni që lamë pas. Shpejtësia dhe tashmë eksperienca nuk mungon në ekip. 11 golat e shënuar në miqësoret e fundit tregojnë që ekipi ka rritur dhe stabilizuar repartin sulmues. Mesfusha dhe mbrojtja ruajnë stabilitetin e tyre.

8- Kundërshtari. Në letër mund të jenë ta favorizuar, por duket qartë që frika e tyre për një eleminim të mundshëm sa vjen dhe shtohet duke parë përforcimet dhe paraqitjen e Vllaznis dhe largimet e shumta që kanë pasur ekipi rumun. Ekipet shqiptare tashmë janë ‘makth’ për ekipin mik.

9- Vitrina EUROPË. Praj vitesh lojtarët kanë parë që pqërfaqësimi I ekipit në Europë për ta është vitrina më e bukur dhe e shpejt për një hap të madh në karrierën e tyre.

10- Vllaznia. E fundit nga arsyet por jo për nga rëndësia. Emri që mbartë, historia dhe kultura e cdo organike të ekipit tregon që mund të triumfojë në cdo rang që merr pjesë. Më shumë se kurrë do faktojë në këto dy perballje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments