Ne ndeshjen e para kater diteve ndaj Luftetarit, ne fushe per Laçin ka zbritur per disa minuta edhe nje futbollist i ri i cili pritet te jete me shume te ardhme. Trajneri Cungu ka vendosur t’i besoje dhe ai e ka justifikuar aktivizimin e tij per here te pare ne Superligen shqiptare.

Behet fjale per Arber Bytyçin i cili eshte vetem 16 vjeç e 9 muaj, megjithate debutoi ne Superiore shqiptare. Lojtari nga Prizreni i Kosoves ne fakt eshte “zbulimi” i Samuel Nikaj, trajnerit shkodran qe punoi ne fillim te ketij sezoni me Lirine e me pas ua sugjeroi drejtuesve te Laçit qe e moren, e aktivizuan tek ekipi U17 por duke qene gjithnje ne vemendjen e stafit te ekipit te pare, derisa erdhi dhe debutimi me te.

Gjate ndeshjeve miqesore te veres se kaluar ai e ka aktivizuar ne disa miqesore me ekipin e pare dhe ka konstatuar tek ai disa elemente te mire. Luan si mesfushor anesore (ne ndeshjen e para kater diteve tek Laçi luajti si mbrojtes i majte), ka nje te majte te mire, driblimin po ashtu si dhe force. Kuptohet qe ka nevoje te rritet taktikisht dhe te punoje fort sepse te ardhmen e ka perpara.

Samuel Nikaj per “Shkodra Sport” do te thoshte keshtu per Bytyçin: “Me vjen mire qe nuk jam gabuar ne konstatimin tim. Eshte nje lojtar me disa te dhena shume te mira, por qe i duhet te vazhdoje te punoje fort.

16 vjeç e 9 muaj vetem Edon Hasani ka debutuar vite me pare ne Superligen shqiptare. Tashme eshte Arbri dhe shpresoj qe te kete nje karriere te suksesshme edhe ai si Edoni”.
www.shkodrasport.com