Sebashku me koleget e saj portiere kane pesuar vetem 4 gola ne kampionatin qe sapo u mbyll. Natyrisht shume pak, por ne fakt ky numer mund te kishte qene edhe me i vogel, megjithate ne momente te caktuara edhe kane neglizuar duke i dhene mundesi kundershtareve te shenojne.

Portieria titullare e Vllaznise kampione Ardiola Raxhimi ndihet mjaft mire per suksesin e rradhes qe arriti ky ekip tre dite me pare kur u kurorezua per te shtaten here rradhazi kampione e Shqiperise.

“Ndjehem jashtezakonisht e kenaqur me kete sukses. Eshte diçka shume e bukur te shpallesh kampion dhe ne fakt kete mundesi po na e jep Vllaznia per te disatin vit rradhazi. Te tille trofe te motivojne per te bere me mire edhe ne te ardhmen”.

21 vjeçarja Raxhimi ka disa vite qe luan futboll dhe thote se ka zgjedhur kete rruge pasi eshte nje sport qe e preferon shume. Fillimisht e ka mbeshtetur familja e saj ndersa tashme kete gje e ben edhe familja te fejuarit te cilet jane shpeshhere ne stadium sebashku per ta ndjekur ne ndeshje.

E pyetur per te ardhmes, Ardiola per “Shkodra Sport” do te shprehej: “Une do te vijoj te jem gjate prane futbollit dhe padiskutim qe do te fitojme edhe te tjere trofe sepse kete mundesi na e jep Vllaznine me drejtimin qe ka, me punen shume serioze qe bejme, me rregullin dhe disiplinen qe ekziton ne ekipin tone”.
www.shkodrasport.com