Teuta dhe Vllaznia përballen mes tyre ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 4-t në Kategorinë Superiore.
Shkodranët vijën në këtë ndeshje me moralin e lartë, teksa pas 3 javëve të para kryesojnë kampionatin me pikë të plota. Nga ana tjetër Teuta do të kërkojë gjithashtu të ndalë shkodranët dhe të marri fitoren, pasi që në fillim janë ndërtuar për titullin kampion.
Të durrsakët mungon për arsye disiplinore Lorenco Vila, i cili ka qenë një nga lojtarët kryesorë te skuadra e Teutës. Nga ana tjetër Vllaznia luan me të njëjtin formacion ashtu si ndaj Tiranës.
Ne minuten e 5-te Kruja ka patur nje mundesi mjaft te mire shenimi por topi i gjuajtur prej tij eshte larguar me kembe nga portieri Frasheri.
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, Daja, E. Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: Edi Martini
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric
Gjyqtarë: E. Hamiti, D. Rexha, A. Zalla, K. Kola, E. Bastari, N. Bregasi