Transferimi i lezhjanit Simon Simoni te Eintracht Frankfurt, per te mbajtur rolin e portierit te dyte te klubit gjerman, ishte nje nga lajmet me te bujshme te vitit qe lame pas.

Megjithate, Simoni nuk eshte i vetmi shqiptar ne skuadren e Eintracht Frankfurt, pasi nje nder portieret e kesaj skuadre eshte edhe Diant Ramaj.

21-vjecari me dy shtetesi, kosovare dhe gjermane, u bashkua me klubin gjerman ne veren e 2021 dhe se fundmi, Frankfurt ka publikuar ne rrjetet sociale nje foto te te dy talenteve shqiptare, si per te theksuar dhe per t’u krenuar me dyshen e portiereve, Simoni dhe Ramaj.

Nderkohe, kujtojme ketu se, portieri i talentuar lezhjan, Simon Simoni, ka firmosur deri ne vitin 2027 me kampionet ne fuqi te Europa League.
Maringlen ZHIVANI