Dritan Smajli ka qene gjithmone padyshim nje nder pikat referuese ne mbrojtjen e Vllaznise, kur ai ka luajtur per kete skuader. Ish-mbrojtesi lezhjan thote se eshte ndjere mire dhe teper krenar gjithmone per zgjedhjen e bere per te luajtur ne Shkoder, gje e cila buron nga eksperienca qe perjetoi me Vllaznine dhe tifozet e saj vite me pare.

Pershtypjet per tifozet shkodrane, Dritan Smajli i ka pershkruar ne nje koment te tij ne emisionin “Sport Show” ne TV1-Channel. Ai vleresoi tifozerine e Vllaznise, qe sipas tij me mbeshtetjen qe i japin ekipit, ata jane shume te rendesishem.

Smajli u shpreh se tifozi shkodran eshte specialist futbolli dhe se arrin te kuptoje gjithcka ne fushen e lojes, ndersa theksoi se sido qe te jete situata, madje edhe ne momente te veshtira, tifozi shkodran te perkrah. Padyshim qe, me nje deklarate te tille, Dritan Smajli meriton rrespekt te madh nga cdokush ne Shkoder, por jo vetem, kudo ku ka shkodrane neper bote.

“Tifozi shkodran eshte specialist futbolli, me besoni. Tifozi shkodran arrin te kuptoje kur nje lojtar po jep gjithcka ne fushe dhe kur nje lojtar nuk po jep gjithcka ne fushe. Kete arrin ta kuptoje.

Tifozi shkodran arrin ta kuptoje edhe kur eshte nje gabim njerezor ne fushe, por edhe kur eshte nje gabim jo njerezor ne fushe, me besoni i dine te gjitha.

Ne momentet me te veshtira, tifozi shkodran ty te perkrah. Pra, nuk rresht se perkrahuri edhe kur je ne dite te veshtira dhe kjo eshte shume e rendesishme”,-tha ish-mbrojtesi lezhjan i Vllaznise, Dritan Smajli.
Maringlen ZHIVANI