Kukësi njoftoi sot se shtatë futbollistë dhe tre anëtarë të stafit teknik janë me Covid-19. Gjendja e të prekurve është e mirë, ndërsa qëndrojnë në izolim. Për këtë situatë, verilindorët kanë kërkuar që ndeshja e javës së 16 me Dinamon të shtunë të shtyhet.

Në testet e kryera së fundmi, futbollistë e infektuar me virus sipas Supersport janë: Ardit Hila, Edi Basa, Fatjon Collari, Eugen Sula dhe Rigels Cani.

Pjesëtarët e stafit teknik që janë prekur me covid janë: zëvendëstrajneri Amadeo di Late, trajneri i portierëve Andrea Cardinale dhe mjeku i skuadrës. Covidin te Kukësi e ka kaluar edhe drejtori sportiv Pejic, duke dalë negativ në testet e fundit.

Drejtuesit e klubit i kane kerkuar Federates Shqiptare te Futbollit shtyrjen e ndeshjes te se shtunes ndaj Dinamos, por tashme pritet vendimi i saj ne lidhje me kete kerkese.