Kledi Dibra është larguar nga skuadra e Besëlidhjes. Kapiteni i lezhianëve ka zgjedhur t’i japë fund aventurës së tij pas 10 viteve karrierë në atë ekip.

Lajmi bëhet me dije nga vetë 28-vjeçari që përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Nga sot nuk jam më pjesë e Besëlidhjes. Falënderoj klubin, çunat e ekipit dhe tifozët për këto 10 vite”, përfundon ai.

Për 10 sezone me radhë, shkodrani ka qenë një nga më të vlerësuarit në klubin lezhian. Ai iu bashkua Besëlidhjes në vitin 2011 dhe dalëngadalë arriti të fitonte besimin e drejtuesve.

Pas disa sezoneve, mbrojtësit shtatlartë iu besua dhe shiriti kapitenit. Megjithatë çdo fillim e ka një fund e pikërisht kjo mbyllje me Besëlidhjen vjen sot për Dibrën./newsport/