Paulo Dibala çdo verë ka qenë një emër i nxehtë në merkaton verore. Argjentinasi ka qenë në hije te Juventusi dhe shpesh është përfolur një largim i tij.

dibala

Shumë skuadra e dëshirojnë lojtarin, por deri më tani asgjë konkrete. Siç raporton “Tuttosport”, PSG-ja dhe Mançester Junajtid janë duke presuar për futbollistin argjentinas. Dy klubet kanë shfaqur dhe më herët interes për lojtarin, por Juventusi ishte hermetike.

Të dyja ekipet janë të gatshme të ofrojnë 100 milionë euro për futbollistin e “Zonjës”, i cili ka zhgënjyer sezonin që lamë pas.

Nëse Juventusi nuk do të largojë Higuainin, Dibala mund te jetë një ndër të sakrifikuarit, siç raportohet në Itali.

Merkatoja është në fazën më të nxehtë të saj dhe priten jo pak surpriza, mes tyre mund të jetë edhe kjo.