Talenti shqiptar me origjine nga Shkodra, Erald Lakti, është grumbulluar nga trajneri Vinçenco Montela, me ekipin e parë të Fiorentinës.

 

Lakti Fiore

 

19-vjeçari, i cili sezonin e shkuar ishte kapiten i të rinjve të ekipit vjollcë, u aktivizua në minutën e 84-të, në miqësoren ndaj Arsenalit, që u zhvilluar në Amerikë, ku “topçinjtë” triumfuan me rezultatin e pastër 3-0.

 

Lakti5

 

Lakti ka përfituar nga kjo përballje për të pozuar me 2 futbollistët shqiptarë të Arsenalit, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

 

Xhaka

Këto foto talenti shqiptar, i ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, të shoqëruara me flamurin kuqezi, si dhe me emojin e shqiponjës dykrenare.

 

Lakti222

Kujtojmë që 19-vjeçari është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, teksa e ardhmja e tij duket tepër premtuese.