Tirana dhe Vllaznia do e hapin këtë vit me përballjen klasike mes tyre. Dy ekIpet më të vjetra të vendit tonë do jenë sërish përballë njëra-tjetrës. Kjo për të shkruar edhe një tjetër faqe të artë të historisë së tyre, por edhe për objektivat e këtij sezoni. Ku secila skuadër ka si qëllim titullin kampion.

Por përveç dy skuadrave, një duel të drejpërdrejtë do kenë edhe “yjet” e secilit ekip. Po flasim këtu për Taulant Seferin e Tiranës dhe Liridon Latifin të Vllaznisë. Nga shumëkush konsiderohen si futbollistët më të mirë të kampionatit. Kjo duke parë edhe karrierën e tyre, ku në momente të caktuara kanë qenë pjesë edhe e kombëtares shqiptare.

Edhe këtë sezon ata janë protagonistë absolutë me skuadrat respektive. Seferi është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 8 gola, por edhe 4 asiste në llogarinë e tij. Po ashtu Latifi ka shënuar 5 gola dhe dhuruar 5 asiste për ekipin e Vllaznisë. Kjo vërteton se secili ka mbajtur mbi “shpinë” deri më tani fatet e skuadrave.

13 gola mes dyshes sulmuese, ku të shtunën do jenë përballë njëri-tjetrit. Kjo jo vetëm për të treguar se kush është ndoshta më i miri i kampionatit, por edhe për të ndihmuar sërish skuadrat e tyre në objektivat madhorë për këtë sezon.

Endri ÇINARI