Lajme të mira për trajnerin Braric dhe Vllazninë. 4 lojtarë që kishin probleme fizike dhe shëndetësore janë rikuperuar dhe ditën e djeshme janë stërvitur normalisht.

Skuadra shkodrane është zhvendosur në Durrës për të përgatitur sfidën ndaj Tiranës që do të luhet ditën e shtunë dhe Hakaj, Aralica, Jonuzi dhe Gjurgjevic ishin në dyshim për këtë ndeshje, por tashmë kanë dhënë konfirmimin se janë gati.

Aralica, Hakaj dhe Jonuzi janë titullarë fiks në formacionin e Brdaric dhe do ishin mungesa të mëdha për Vllazninë nëse nuk do të ishin në fushë në një ndeshje të vështirë si kjo ndaj Tiranës.

Vllaznia do të vazhdojë të stërvitet në Durrës dhe ditën e shtunë në orën 19:45 do të zbresë në fushën e “Air Albania” për t’u përballur me Tiranën në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superligës./newsport/