FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEE PAPRECEDENTË/ FSHF ndryshon kalendarin e femrave. Arsyeja? Për të sulmuar Vllazninë...

E PAPRECEDENTË/ FSHF ndryshon kalendarin e femrave. Arsyeja? Për të sulmuar Vllazninë edhe në ‘grahmat’ e fundit?!

Në futbollin shqiptar ndodh një ngjarje e paprecedentë. FSHF ashtu si dhe një vit më parë ka “futur duart” në kalendarin e kampionatit të futbollit të femrave. Dhe të gjitha dyshimet të çojnë në përfundimin se e gjitha kjo bëhet për të sulmuar Vllazninë edhe në “grahmat” e saj dhe për të favorizuar skuadra të tjera.

Të premten që shkoi, Federata ka hedhur kalendarin e këtij kampionati dhe ashtu siç është publikuar edhe në websitin e saj, në javën e parë, Vllaznia do të luante në transfertë ndaj Atletik Klub dhe në të dytën po në transfertë ndaj Teutës.

Por ndërkohë, nësee hyn sot në sistemin comet të FSHF konstaton se ka një ndryshim në kalendar. Ndeshja e javës së 2-të Teuta- Vllaznia është spostuar në javën e gjashtë të kampionatit!!!

Çfarë ka ndodhur? Është përsëritur e njëjta histori si vitin e kaluar kur u tentua të favorizohej Gramshi me anë të kalendarit të ndeshjeve ndërsa sivjet duket se po tentohet të favorizohet Teuta. Megjithatë kjo pak rëndësi ka. Ajo që mbetet është “futja e duarve” në kalendar nga persona të caktuar në FSHF dhe kjo është shumë e rëndë.

Një gjë e tillë bëhet në një moment kur Vllaznia pavarësisht se në pamje të parë duket se e ka konfirmuar pjesmarrjen në kampionat, sërish ndodhet në “grahmat” e fundit. Pas dorëheqjes së presidentit Lazer Matija, për momentin drejtimin e skuadrës e ka marrë Alban Xhaferi por gjithsesi situata nuk duket shumë optimiste për të ardhmen.

E sikur të mos mjaftonin këto probleme vijnë edhe këto “lojëra” me kalendarin që janë një sinjal aspak pozitiv për seriozitetin e garës. Ish- presidenti Matija në momentin e dorëheqjes u pat shprehur se prej disa vitesh po tentojnë t’i hekin titullin kampion dhe për ta bërë këtë gjë kanë tentuar dhe po tentojnë në çdo mënyrë. Edhe duke ndryshuar kalendarin…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments