Nje talent i futbollit shqiptar po rritet ne Suedi. E kemi fjalen per shkodranin Ermal Ymeri i cili po spikat ne Akademine me te mire te ketij vendi, ate te “Brommapojkarna”. Por nderkohe, emri i tij tashme ka mberritur deri ne Tirane dhe skautet e Federates Shqiptare te Futbollit e kane evidentuar dhe e kane ftuar per nje
Po kush eshte Ermal Ymeri? Ka lindur ne Athine me 17.05.2009 dhe eshte i biri i dy prinderve nga Shkodra qe kishin vendosur te krijonin nje jete me te mire ne Greqi. Ermali lidhet qe ne moshe te vogel me futbollin, qe 4 vjeç duke u rregjistruar tek Akademia e AEK ne ishullin Evia.
Do te qendronte tek kjo Akademi deri ne moshen 8 vjeçare sepse me pas, sebashku me familjen e tij do te transferoheshin ne Suedi. Aty ku do te rregjistrohej tek Akademia e njohur “Bromma Pojkarna”.
Pozicioni i tij i preferuar ne fushen e lojes eshte ai i numrit “10”- fantazistit, por meqenese luan shkelqyeshem me te dyja kembet, trajneret shpeshhere e preferojne ta spostojne edhe sulmues krahu, si ne te majte ashtu edhe ne te djathte.
Por nderkohe, kohet e fundit, nje nga skautet qe eshte i lidhur me Federaten Shqiptare te Futbollit, ka kontaktuar me te atij- Mentorin, per ta pyetur nese i biri kishte deshire qe te perfaqesonte kombetaren shqiptare. Dhe pergjigja e tij ka qene e tille:
“Normal qe duam, sidomos per nje emigrant prej 32 vitesh, eshte nder i madh me e vesh djali fanellen e kombetares shiptare”. Nje deklarate qe tregon me se miri deshiren e Ermalit dhe te gjithe familjes Ymeri qe i biri te vishte fanellen kuqezi.
Dhe kontaktet me perfaqesuesit e FSHF-se kane vazhduar edhe me tej teksa u eshte bere e ditur se Ermal Ymeri eshte perzgjedhur per te qene pjese e seleksionimeve qe do te behen per grupmoshen U15 ne shtator te ketij viti.
Ne fakt kohet e fundit, per kete futbollist ka patur interes edhe nga Federata greke duke i propozuar te luaje per kombetaren e tyre, por vete 14 vjeçari me origjine nga Shkodra ka qene i vendosur per t’i thene “jo” sepse endrra e tij eshte te luaje per Shqiperine.
Gjergj KOLA