Orges Shehi është trajneri më rezul tativ në Kategorinë Superiore. Trajneri i Tiranës që drejtoi bardheblutë për 20 javë, ia ka dalë të mbledhë më shumë pikë për ndeshje se çdo drejtues tjetër në Superiore.

Në 20 takimet e tij në krye të 25 herë kampionëve, Shehi ka grumbulluar 38 pikë me një mesatare me 1.9 pikësh për ndeshje. Duke i hequr edhe ndeshjen ndaj Kukësit që ishte me COVID, Shehit i rriten pikët dhe i shkojnë dy për ndeshje. Gjithsesi, edhe duke i llogaritur takimin me Kukësin, sërish durrsaku është në krye të trajnerëve më rezultativë në këtë renditje speciale.

PODIUMI – Podiumin e trajnerëve më rezultativë e plotësojnë Shpëtim Duro dhe Tomas Brdariç. Kryeqytetasi i Laçit në 29 takime ka grumbulluar 1.86 pikë për ndeshje. Pas tij tre trajnerët e kreut, Martini, Daja dhe Brdariç, me nga 1.83 pikë për sfidë, shumë më pak se dy vendet e para. Për këtë renditje, Martini e Daja kanë barazime më shumë dhe janë mundur në sfidat direkte.

Të tre trajnerët e mësipërm, që janë edhe me pikë të plota, ndonëse e kanë drejtuar ekipin gjatë gjithë sezonit, nuk kanë bërë shumë në total. Për t’u shënuar paraqitja e Skënder Gegës që në 11 ndeshje ka grumbulluar 1.55 pikë për ndeshje ose 0.4 pikë më shumë se Josa që e pasoi.

ZHGËNJIMET – Fabricio Kamarata është trajneri më i dobët që mbylli aktivitetin me 0.54 pikë për takim. Ama më keq se ai është bashkëkombësi i tij, Xhovani Kolela, i cili në pesë takime që drejtoi Apoloninë grumbulloi vetëm 0.4 pikë për sfidë. Kolela është trajneri më i dobët në renditjen e pikëve të marra mesatarisht për një takim. Zhgënjim paraqitja e Josës me vetëm 1.1 pikë për takim me skuadrën e Kukësit.

KRAHASIMET – Orges Shehi në totalin e tij ka mundur si Egbonë dhe Deden së bashku për pikë të grumbulluara. Po kështu, larg shumë është edhe Duro nga Cungu, Kamarata është më mirë se Kolela, Memelli fiton bindshëm ndaj Ahmatajt. I vetmi prej trajnerëve të shkarkuar që triumfon është Gega që ka mundur me pikë si Hallaçin e Josën. Ama duhet të themi se kishte një skuadër më të plotë dhe më stabël.