Vllaznia U13 e ka mbyllur fazen e trete te kampionatit ne vendin e katert te renditjes dhe kesisoj eshte kualifikuar per ne fazen play-off te kampionatit.

Nje sukses ky i merituar i ketij ekipi i cili e nisi sezonin pa asnje pretendim, madje me dyshim per pjesmarrjen apo jo ne kampionat, megjithate fale punes se shkelqyer te bere, ia ka dale te jete ne mes ekipeve me te mira qe do te vijojne rrugetimin e tyre per fitimin e titulli kampion.

Pasditen e sotme jane luajtur ndeshjet e fundit te kampionatit dhe Vllaznia U13 ka pritur ne “Reshit Rusi” ekipin e Laçit me te cilin ka barazuar 2-2, fale golave te shenuar nga futbollistet Flavio Fusha dhe Enri Jubani.

Kurbinasit kane barazuar ne shtese, megjithate per shkodranet nuk ka qene asnje problem sepse ata e kishin siguruar fazen play- off.

Duke folur per “Shkodra Sport” pas ndeshjes, trajneri Astrit Prençi eshte shprehur: “Ky padyshim qe eshte nje sukses per ekipin tone, i cili ne fillim te sezonit, e kishte ne dyshim pjesmarrjen ne kampionat, ngaqe riorganizimi i tij u be me shume vonese.

Kuptohet qe baza e ekipit jane disa futbolliste te datelindjes 2008 qe kane mbajtur edhe barren kryesore te ndeshjeve te luajtura, por ne kemi aktivizuar edhe futbolliste te datelindjes 2009, madje edhe 2010, te cilet kane dhene edhe ata kontributin e tyre, madje te rendesishem ne kete sukses.

Une dua t’i falenderoj te gjithe futbollistet, prinderit e tyre qe i mbeshtesin fort, kolegun tim Gjengiz Bandula, drejtuesit e Akademise qe na kane qendruar shume afer ne plotesimin e te gjithe kushteve dhe ne ia dolem me sukses te jemi ne play- off.

Kuptohet qe gara jone do te vazhdoje me tej, megjithate e perseri qe objektivin tone e kemi arritur, madje tejkaluar sespe askush nuk e priste qe Vllaznia U13 te kishte kete ecuri ne kampionat”./SHKODRA-SPORT.COM/