Sfida ne Shkoder ne mes Vllaznise dhe Skenderbeut ka nisur me shume emocione. Vllaznia me disa ndryshime ne formacion duket me e motivuar per ta fituar ndeshjen por nga ana tjeter, edhe Skenderbeu kerkon te mos dale pa gje nga ky takim.

Tek vendasit, mungon Malota per arsye demtimi dhe trajneri Jonuz eshte detyruar qe te ndryshoje duke kaluar Gurishten ne vend te tij por nderkohe risi eshte aktivizimi i Gligorov ne krahun e djathte dhe Marku serish ne te majte.

Sakaq, ne mesfushe per here te pare luajne sebashku ne qender Krymi e Ramadani e bashke me ta edhe Hygor nderkohe qe Lika e Kruja kane per detyre te mbeshtesin Shtubinen qe eshte sulmuesi kryesor ne kete takim.

Ne 15 minutat e para, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve kane munguar rastet e pastra dhe prandaj rezultati eshte i barabarte 0-0.

Vllaznia-Skënderbeu 0-0

VLLAZNIA: Sheri, Gligorov, Gurishta, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Kruja, Shtubina.

SKËNDERBEU: Koliçi, Vitija, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Grishpshi, Bregu, Krasniqi.