Vllaznia zhbllokon rezultatin ne “Loro Boriçi. Ka qene kapiteni Lika ai qe ne minuten e 41-te ka shnderruar ne gol nje 11-metersh te fituar nga Gurishta per pengim brenda zones se rreptesise.

Tek vendasit, mungon Malota per arsye demtimi dhe trajneri Jonuz eshte detyruar qe te ndryshoje duke kaluar Gurishten ne vend te tij por nderkohe risi eshte aktivizimi i Gligorov ne krahun e djathte dhe Marku serish ne te majte.

Sakaq, ne mesfushe per here te pare luajne sebashku ne qender Krymi e Ramadani e bashke me ta edhe Hygor nderkohe qe Lika e Kruja kane per detyre te mbeshtesin Shtubinen qe eshte sulmuesi kryesor ne kete takim.

Pas minutes se 30-te presioni i Vllaznise erdhi duke u rritur dhe ne minuten e 34-te kapiteni Lika provon nga nje goditje denimi dhe pret portieri Koliçi. Pese minuta me vone eshte Gurishta me koke qe e dergon topin paksa mbi traverse.

Ne minuten e 39-te provon Kruja nga nje goditje denimi dhe portieri Koliçi me grushtimin e tij shpeton serish porten e Skenderbeut. Por ne minuten e 40-te Gurishta pengohet brenda zones nga nje mbrojtes dhe gjyqtari Bajrami fare prane aksionit tregon piken e bardhe te 11-metershit.

Vllaznia-Skënderbeu 1-0
Shenues: Lika ’41 (11-m)

VLLAZNIA: Sheri, Gligorov, Gurishta, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Kruja, Shtubina.

SKËNDERBEU: Koliçi, Vitija, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Grishpshi, Bregu, Krasniqi.