Nëse mendoni për Manchester United, nuk mund të mos mendosh për Alex Ferguson, flamurin e vërtetë të klubit të Manchesterit, i cili nën drejtimin e tij ka arritur suksese të mëdha dhe ka bërë shumë kampionë të arrijnë majat.
Ndër këta është edhe Cristiano Ronaldo, i cili këtë sezon u rikthye te klubi i Manchester United. Ky i fundit nuk mund të mos harronte ditëlindjen e ish-trajnerit të tij. “Gezuar ditëlindjen zotëri”, shkruan CR7 në një story në Instagram, shoqëruar me një foto ku shihen bashkë.
Simbol i futbollit anglez dhe botëror, nga 6 nëntori 1986 deri më 19 maj 2013, Ferguson zhvilloi 1500 ndeshje në stolin e Manchester United (me 895 fitore, 338 barazime dhe vetëm 267 humbje).
Ai konsiderohet legjenda e gjalle e ketij klubi dhe jo me kot mban titullin e larte “Sir”. Nje trajner qe ka lene respekt ne mbare Angline dhe jo vetem.