Sfida Vllaznia- Teuta e se shtunes po pritet me shume interes si ne Shkoder ashtu edhe ne Durres. Te dy skudrat e tyre e kane nisur me fitore kampionatin dhe do te tentojne te koleksionojne edhe nje te dyte.

Ne kampin shkodran jane te bindur se i kane mundesite per ta mundur kete kundershtar me te cilin sezonin e kaluar ndane titullin kampion vetem permes golaverazhit.

Por te njejten gje mendojne edhe ne kampin durrsak. Ne nje prononcim per “Panorama Sport”, mesfushori Albano Aleksi eshte shprehur:

“Ndaj Vllaznisë duhet të japim maksimumin duke ditur që përballë kemi një skuadër që ka si synim titullin. Klima në grup është shumë pozitive dhe jemi të karikuar për të bërë mirë në këtë ndeshje.

Ky do të jetë një muaj i mbushur me impenjime të rëndësishme dhe kryesore është që të jemi gati të gjithë për të marrë maksimumin”./SHKODRA-SPORT.COM/