Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE16 vite eksperiencë në Superiore, TEUTA rikthen ish-kapitenin e Partizanit dhe Tiranës

16 vite eksperiencë në Superiore, TEUTA rikthen ish-kapitenin e Partizanit dhe Tiranës

Erando Karabeci do të rikthehet te Teuta. Burime të besueshme pranë klubit durrsak bëjnë me dije për Newsport.al që drejtuesit e “Djemve të Detit” janë në bisedime me mesfushorin e njohur. Afrimi i shumë elementëve të rinj në skuadër, ka detyruar stafin teknik të kërkojë “ndihmë” nga futbollistët me eksperiencë.

Karabeci është një ndër ta i cili prej vitit 2006-të luan në elitë. 33-vjeçari ka gjetur parimisht akordin, ndërsa pritet që të nënshkruajë kontratën që e bën atë pjesë të Teutës. Sezonin e fundit, ai ishte pjesë e Prishtinës në Kosovë, ndërsa para dy vitesh fitoi titullin kampion pikërisht me Teutën.

Në Shqipëri ka një karrierë pozitie, teksa veç durrsakëve, ka veshur për shumë vite fanelën e Tiranës dhe të Partizanit.

Tashmë do të rikthehet te Teuta për të dhënë sërish kontributin e tij në arritjen e objektivave sezonalë të “Djemve të Detit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments