Tema e korrupsionit në futboll është rikthyer fuqishëm në diskutimet e opinionit publik sportiv pas arrestimit të trajnerit të Kombëtares së Femrave Armir Grima për trukime.

I ftuar në emisionin “Fair Play” gazetari i njohur sportiv Ervin Baku ka shpërthyer me akuza të forta ndaj UEFA-s në lidhje me goditje selektive në këtë temë.

“Më tregoni ku shkojn paratë. UEFA nuk ka këllqe të merret me ekipet e mëdha si Juventus apo Real Madrid dhe kapet vetëm me skuadra të vogla si Skënderbeu.

Njësoj si në Shqipëri që dënohet më shumë dikush që vjedh për bukë se sa një deputet që vjedh miliona”, ishin fjalët e Bakut.