Ndër emrat e shpallur ose më mirë të themi vetëshpallur si kandidatë për drejtimin e Vllaznisë tashmë pas largimit të Hasan Likës, është edhe ai i Agim Canajt.

Padyshim që nuk është i panjohur dhe jo vetëm në Shqipëri por edhe në Shkodër sepse i ka drejtuar kuqeblutë edhe dy herë të tjera dhe ka lënë gjurmë me punën e tij.

Vetë Canaj, në një prononcim dhënë sot për “Panorama Sport” është shprehur i gatshëm për këtë gjë dhe ka deklaruar se pret një telefonatë nga drejtuesit e Vllaznisë.

Këta të fundit si ide të parë kanë patur atë të gjetjes së zëvendësuesit të Likë “brenda familjes” por nuk përjashtohet mundësia që rrethi të zgjerohet edhe më tej.

A do të jetë Canaj apo jo trajneri i ardhshëm i Vllaznisë, kjo mbetet për t’u parë. Administratori Lici e ka deklaruar se vendimi do të merret deri nga fundi i javës.
© shkodrasport.com