Luis Suarez pritet të mungojë për dy javë pas një problemi në gju.

Ylli i sulmit të Barcelona-s luajti 90-të minuta të plota në ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madrid, por do t’i nënshtrohet trajtimit me qeliza mëmë për të riaftësuar gjurin.

31-vjeçari do të mungojë për ndeshjen e radhës ndaj PSV në Champions League dhe pritet të rikthehet në skuadër më 8 dhjetor, pas derbit me Espanyol.

Një lajm i keq për katalanasit, duke parë edhe dëmtimet e portierit Cillessen dhe Rafinha.

Cillessen pësoi një tërheqje muskulore gjatë nxehjes në prag të ndeshjes të së shtunës.

Rafinha ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg fushave për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa Sergi Roberto do të rikthehet pas një muaji.