Sunday, August 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbyllet me sukses edicioni i rradhës i 'Beach Volley Velipoja 2026'

Mbyllet me sukses edicioni i rradhës i ‘Beach Volley Velipoja 2026’

Pas 3 ditë ndeshjesh me shumë emocione e rivalitet, pasditen e sotme janë shpallur edhe fituesit e turneut të rradhës “Beach Volley Velipoja 2026”. Finale këto që janë ndjekur me kërshëri nga një numër i konsiderueshëm pushuesish në plazhin e bukur të Velipojës.

Tek femrat në finale janë ndeshur dyshja e përbërë nga Xhuda Kruti & Lura Pireva me atë Rezi Gjini & Lika Gjini. Të parat kanë luajtur më mirë dhe kanë fituar me rezultatin 2-0 duke u shpallur fituese të këtij edicioni, ndërkohë që në vend të tretë te femrat është renditur dyshja Nevena Bodroza & Selma Sutaj.

Në ndeshjet e meshkujve ka patur më shumë rivalitet dhe surpriza e bukur e këtij turneu ishte dyshja e djemve nga Velipoja e përbërë nga Kristian Marticanaj & Eris Qerkepja e cila arriti të shkonte me shumë meritë deri në finale.

Aty janë ndeshur me dyshen Endrit Ndrecaj & Dilon Latifi. Kjo e fundit është treguar më e saktë dhe si rrjedhojë ka fituar me rezultatin 2-0 duke u shpallur në këtë mënyrë fitues i vendit të parë në këtë turne. Ndërkohë në vendin e tretë është renditur dyshja e përbërë nga Aleksandar Marojevic & Oleg Ivanov.

Në fund të aktivitetit ka qenë drejtori i sportit në Bashkinë Shkodër Auron Miloti dhe sekretari i FSHV-së Ervis Dosti që kanë dorëzuar kupat, medaljet, por edhe shpërblimet financiare nga tre vendet e para si për femrat ashtu edhe për meshkuj. Në këtë mënyrë ka përfunduar me sukses edicioni i rradhës i “Beach Volley Velipoja 2026” i organizuar nga Bashkia Shkodër me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments