Saturday, July 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Na akuzojnë për favorizim që nga viti 1986', Skaloni: Argjentina e gjallëron...

‘Na akuzojnë për favorizim që nga viti 1986’, Skaloni: Argjentina e gjallëron turneun, luajmë me të njëjtin pasion si atëherë kur ishim 7 vjeç

Lionel Skaloni është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të sfidës çerekfinale kundër Zvicrës. Trajneri i Argjentinës ka hedhur poshtë akuzat për favorizim. Ai ka deklaruar se këto akuza argjentinasit i kanë dëgjuar që nga viti 1986 dhe nuk është diçka e re për ta.

“Do të doja që Argjentina të mbahet mend si një ekip që nuk u rehatua kurrë dhe që argjentinasit ta shohin në atë mënyrë. Një ekip kombëtar si i yni ka të bëjë me pasionin, me të treguarit se luan siç luante kur ishe shtatë vjeç duke luajtur në fushën e dheut dhe kjo është trashëgimia që besoj se do të lërë ekipi kombëtar.

Që nga viti 1986 ata kanë thënë se po favorizohemi, nuk është diçka e re. Argjentina është një nga ekipet që gjithmonë e gjallëron turneun dhe po, ka mjaft njerëz që nuk duan që Argjentina të fitojë, kjo është normale. Ndoshta ka edhe më shumë njerëz që nuk duan që ne të fitojmë. Lojtarët tanë e përdorin këtë si një lloj rebelimi.

Por unë këmbëngul: me VAR-in, është shumë e vështirë për ta të të ndihmojnë. Këmba e Lisandro Martinezit u shkel, nuk pati ndryshim të posedimit të topit dhe goli u anulua. Me mediat sociale këto ditë, gjithçka zmadhohet, por nuk ka favorizim. Sot është shumë e vështirë t’i bësh gjyqtarët të favorizojnë dikë”, ka deklaruar Lionel Skaloni./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments