Vllaznia qe prej dites se djeshme ka nisur pergatitjet per gjysmen e dyte te sezonit. Dje, ekipi eshte ndare ne dy pjese dhe ka punuar ne palester.

Sot ndekrohe, ka patur në program dy seanca stervitore, njëra paradite në palestër me ushtrime force, si dhe ajo e pasdites në fushën sportive të Golemit.

Me përjashtim të mbrojtësit senegelaz Fallou Diagne, i cili ka munguar me leje nga klubi, në dispozicion të teknikut Brdariç kanë qënë të gjithë futbollistët, të cilët kanë marrë ngarkesat e para në nisje të vitit 2021.

Ajo qe ka rene ne dy ne seancen e pasdites, ka qene prania e nje mesfushori ukrainas, emri i te cilit nuk behet i ditur. Ai ka ardhur per prove tek Vllaznia dhe do te shihet per pak dite nga ana e stafit teknik i cili do te vendose per fatin e tij.

Neser ekipi pritet te udhetoje drejt Ulqinit per te zhvilluar disa seanca stervitore atje para se te kthehet ne fundjave ne Shkoder per ndeshjen miqesore me Prishtine./SHKODRA-SPORT.COM/