Grintë, lider dhe gola. Janë këto cilësitë e duhura që një djalosh të ec me hapa të matura në rrugën drejt futbollit profesionist. Diçka e tillë mund të thuhet pa frikë për talentin e Vllaznisë, Eridon Qardaku, i cili po shkëlqen me fanellën e U-19 të qytetit të tij.

18 vjeçari shkodran është një prej shumë talentëve në qytetin verior dhe brenda një kohe të shkurtër do të dëgjojmë shumë për të. Qardaku ka thyer çdo ligj. Gjatësia dhe grinta e tij të ngjall besim se talenti i tij do të jetë si një minë me sahat, e kur të shpërthejë nuk do të arrihet të ndalet.

Shokët e skuadrës e thërrasin “El Pistolero”, pasi goli është habitati i tij më i mirë. Edhe pse një mesfushor, portierët kundërshtarë duhet t’i marrin masat mirë sa herë që përballë të kenë Qardakun.

Këtë sezon, 18 vjeçari Qardaku ka gjetur fundin e rrjetës 17 herë në 17 ndeshje, por kjo nuk e ka bindur trajnerin e kombëtares shqiptare të U-20, Ilir Biturku që ta ofrojë në kombëtare. Një vendim vërtetë drastik, që mund të ndikojë jo pak në karrierën e një djaloshi që shumë shpejt do të jetë një yll i futbollit botëror./newsport/