Portieri Keljor Navas ka kaluar këtë sezon një periudhë tejet negative me skuadrën e Real Madrid. Gardiani ka përfunduar në stol si një alternativë e afrimit të verës Tibo Kurtua, dhe në këtë mënyrë ish-trajneri Solari nuk i dha hapësira. Mirëpo duket se hierarkitë te “Los Blancos” kanë ndryshuara me rikthimin në krye të stolit Zinedin Zidan, i cili në ndeshjen e parë e vendosi titullar portierin nga Kosta Rika.

Në fakt edhe në sezonin e shkuar, Navas konsiderohej titullar nga Zidan. Së fundmi, në një intervistë ka zbuluar se ka qenë gjithnjë i injoruar nga Solari, pavarësisht se në stërvitje është treguar profesionist.

“Ndeshja e fundit në grupet e Champions League, ishte e shëmtuar, iu dha mundësinë për të luajtur shumë prej lojtarëve të stolit, përveç meje. Ishte e vështirë të kaloja atë situatë, por i bëra ballë. Megjithatë shokët gjithnjë më kanë mbështetur, sidomos Ramos, Modriç, Marselo apo Isko. Tani me Zidan jam i sigurt që do të kem shansin tim”, përfundoi Navas.