Djali i Rudi Vatës, Rocco, ka hedhur një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke debutuar me skuadrën e parë të Sëlltik.17-vjeçari u aktivizua në minutën e 84’ të sfidës përballë Hibernian në kampionat, përballje të cilët keltët e fituan me rezultatin e thellë 0-4.

Rocco Vata ka shkëlqyer me skuadrën e të rinjve të Sëlltik dhe kështu trajneri australian, Ange Postekoglu u bind që ta thërriste në ekipin e parë.

Siç raportojnë mediat italiane, 6 gjigantë të futbollit europian kishin shkuar në stadium për ta ndjekur nga afër debutimin me skuadrën e parë të 17-vjeçarit.

“TutomercatoWEB” shkruan se Bajerni i Mynihut, Dortmundi, Juventusi, Milani, Atletiklo e Madridit dhe Roma, kishin dërguar delegatët e tyre për të parë Vatën teksa debutonte.

Siç dihet, Rocco Vata per momentin ka zgjedhur te luaje per kombetaren e Irlandes bashke me dy shkodranet e tjere, mesfushorin Justin Ferizaj dhe sulmuesin qe luan per Interin, Kevin Zefi./SHKODRA-SPORT.COM/