Data 18 prill 2021 do te mbetet gjate ne kujtesen e portierit te ri Kristi Qarri. Date kjo qe shenon debutimin e tij zyrtar ne nje ndeshje kampionati me fanellen e Vllaznise.

20 vjeçari konsiderohet si e ardhmja e portes shkodrane megjithate duke patur ne porte nje me me shume pervoje si Zogoviç, padyshim qe per te kane munguar hapesirat.

Megjithate e rendesishme eshte qe Qarri vleresohet maksimalisht nga te gjithe ne klubin Vllaznia dhe jo me kot drejtuesit e tij kane firmosur nje kontrate afatgjate me te.

Ai eshte rritur tek Akademia Vllaznia, nderkohe kete sezon i eshte bashkuar ekipit te pare me te cilin padiskutim duket se do te kete nje te ardhme te shkelqyer. Kuptohet qe shume shpejt do te dalin ne pah aftesite e tij dhe per kete gje jane te sigurte te gjithe.