Lajme të ndryshme të ditëve të fundit flasin për një kërkesë që disa nga klubet e Superligës shqiptare po përgatitet t’i bëjnë Federatës Shqiptare të Futbollit për të rritur numrin e futbollistëve të huaj që lejohet të luajnë në kampion. Kërkesa pritet të bëhet për rritje të këtij numri nga katër që është aktualisht në gjashtë.

Në krye të klubeve mendohet se është kampioni në fuqi i vendit- Kukësi, e pas tij edhe Flamurtari, Skënderbeu e ndonjë tjetër. Por ndonëse thuhet që një kërkesë e tillë pritet të bëhet në mënyrë unanime nga të dhjetë klubet e Superligës, në fakt burime pranë klubit Vllaznia bëjnë të ditur se drejtuesit e tij nuk janë dakord me një kërkesë të tillë. Çdo ditë e më tepër janë shtuar zëra për një skuadër me futbollistë kryesisht të gjithë nga Shkodra për sezonin e ri dhe për rrjedhojë nuk duket të jetë e nevojshme një kërkesë e tillë. Lojtarët e dalë nga Akademia dhe Vllaznia B janë “burime” lojtarësh për ekipin e parë të kuqebluve që mund të kenë nevojë vetëm për 2-3 përforcime lojtarësh “jabanxhinj”.

© shkodrasport.com