Pasditen e djeshme është zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” ceremonia e projektit “Topi yt”. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të klubeve të ndryshme por edhe futbollistë të ekipeve zinxhir që kanë promovuar një projekt të tillë të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Kjo e fundit ka siguruar një sasi të madhe topash futbolli për të gjirthë ekipet që janë anëtare të saj duke nisur nga ato të kategorisë superiore deri tek ekipet e fëmijëve. KF Vllaznia do të përfitojë nga ky projekt plot 250 topa për 10 ekipet e saj sipas ndarjes së mëposhtme:
40 topa Vllaznia A
40 topa Vllaznia B
30 topa Vllaznia U-19
30 topa Vllaznia U-17
20 topa Vllaznia U-16
20 topa Vllaznia U-15
20 topa Vllaznia U-14
20 topa Vllaznia U-13
20 topa Vllaznia U-12
10 topa Vllaznia U-11