Elversberg ka realizuar ëndrrën më të madhe në historinë e klubit dhe do të luajë në Bundesligë sezonin e ardhshëm. Në ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesligën 2, skuadra nga fshati me rreth 7000 banorë mposhti 3-0 Preusen Mynsterin, ekip që tashmë kishte rënë nga kategoria, duke e mbyllur kampionatin me një fitore bindëse dhe me festë të madhe në “Kaiserlinde”.
Falë këtij triumfi, Elversberg, bëhet klubi i 59-të në historinë e Bundesligës. Sezonin e kaluar, Elversberg u ndal në finalen e Play Out-it, teksa u mposht nga Heidenhemi.
Këtë herë, skuadra u kthye më e fortë dhe ia doli të kompletojë një ngjitje historike, duke e kthyer klubin në sensacionin e futbollit gjerman.
Tashmë, Elversberg nis përgatitjet për debutimin në Bundesligë, një arritje që pak vite më parë do të dukej e paimagjinueshme për një klub nga një komunitet kaq i vogël.


