Rihapet plotësisht çështja e titullit kampion në “Abissnet Superiore”. Pas fitores së mbrëmshme 2-0 të Dinamos ndaj Vllaznisë, sonte ka ardhur një tjetër befasi. Egnatia ka “dërrmuar” ekipin e Elbasanit duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0 dhe tashmë ato dy ekipe dhe bashkë me ta edhe Vllaznia, kryesojnë sëbashku renditjen me pikë të plota, nga 31 secila.
Rrogozhinasit dominuan plotësisht pjesën e parë, duke shënuar aty tre gola e pastaj duke pritur të qetë në të dytën reagimin e dëshpëruar të verdhebluve që kërkonin të ktheheshin në ndeshje.
Në fund, ishte Aleksi ai i cili vulosi rezultatin përfundimtar 4-0, duke shpërbërë plotësisht ekipin e Gvozdenovicc e zbehur pretendimet që kishte për titullin kampion.
ELBASANI-EGNATIA 0-4
28′. 45’+1′ Bakajoko, 45’+3′ Fernando, 84′ (p) Aleksi


